“Newborn”, këtë përvjetor të pavarësisë i kushtohet “Fuqisë së vajzave”
Publikuar:
(11.02.2022 16:56:19)
Me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë, monumenti i “Newborn”, këtë vit do t’i kushtohet “Fuqisë së vajzave”.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ideatori Fisnik Ismaili, në Facebook.
“Newborn” është monument i ndërtuar 14 vjet më parë në Prishtinë dhe çdo vit obelisku ndërron ngjyrën dhe motivin.
“Newborn”, simbolizon lindjen e shtetit të ri, dhe përmes këtij monumenti përcillen mesazhe brenda vendit e më gjerë.
Ndërkaq, vitin e kaluar ky monument ju kushtua dëshmorëve dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë.