Sport Shqiptar

Nga Prishtina – në Bundesliga

Mergim Dervishaj

Të shënojë gol e ka punë dhe këtë e bën për mrekulli.

Duke e tundur rrjetën shpesh – ra në sy në skuadrave evropiane – dhe tashmë nga Prishtina ka ateruar në Bundesligën gjermane.

Mergim Dervishaj i është bashkuar TSV Weilimndorf.

Këtë lajm e ka bërë të ditur klubi në fjalë – përmes një postimi në Facebook, teksa i lumtur për këtë transferim është shprehur edhe vetë ai.

“Para së gjithash, dua të falënderoj klubin tim të mëparshëm, FC Prishtina Futsal. Mezi po pres të filloj stërvitjet – këtu në TSV Weilimdorf. Dua ta mbështes ekipin sa më shumëë që mundem dhe të bëjë gjithçka që nxjerr maksimumin nga vetja,” tha Dervishaj.

Mergimi ishte pjesë e FC Prishtinës që nga vitit 2016.

Për një kohë jo shumë të gjatë, ai u shndrruar në një nga futbollistët kryesorë të skuadrës, me të cilën e fitoi edhe titullin e kampionit.

Ai mori pjesë edhe në garat evropiane me Prishtinën, teksa arriti që të shënonte gol ndaj Barcelonës.

Dervishaj e djersiti edhe fanelën e Përfaqësuses së Kosovës, ku ishte edhe ndër golashënusit më të mirë.

Ai ka vetëm 25 vite në supe dhe ka ende shumëçka të dhurojë në këtë sport. /Shqip.com