ATK-ja gjobitet për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka gjobitur Administratën Tatimore të Kosovës për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale.
Sipas njoftimit, ATK-ja brenda afatit të përcaktuar ka zbatuar vendimin e AIP-së.
“Agjencia për Informim dhe Privatësi me vendimin Nr. 04/22, të datë 24.01.2022, ka shqiptuar gjobë kundërvajtësve ndaj Administratën Tatimor të Kosovës për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale”, thuhet në njoftimin për media.
“Administrata Tatimor e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme në zbatim të vendimit të AIP-së, duke dëshmuar në këtë rast, gatishmërinë e tyre për respektim të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Ndryshe, Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka paraparë, që çdo kontrollues, përpunues i të dhënave personale, përpunimin e të dhënave të bëjë në mënyrë të ligjshme në të kundërtën Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bazë të kompetencave ligjore është e detyruar të ndërmarrë veprimet dhe masat e duhura deri tek shqiptimi gjobave për mos respektim të dispozitave të parapara në ligj./SHQIP.com