Një burrë gjen një mjet shpërthyes në Suharekë, mobilizohet FSK-ja
Publikuar:
(10.02.2022 11:14:36)

Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Sipas raportit policor, “njësiti për deminim i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka tërhequr mjetin e dyshuar”.

Rasti ka ndodhur më 9 shkurt rreth orës 15:00 në fshatin Shkozë të Suharekës./Shqip.com