LeBron James i gatshëm të largohet nga Lakers, për të luajtur me djalin e tij

Ylli i basketbollit, LeBron James mund të largohet nga Los Angeles Lakers, për të pasur mundësinë të luajë me djalin e tij.
17-vjeçari, Bonny James është një nga basketbollistët më premtues në grupmoshat e reja sipas ESPN.
Bronny, i cili luan në Syerra Canyon, njëra prej shkollave më të mira të mesme në Los Angeles, ka marr vëmendjen e disa skuadra të NBA dhe mund të jetë në “draft” për t’u përzgjedhur shumë shpejt.
LeBron James ka deklaruar se qëllimi i tij përfundimtar do të ishte të luante në NBA me djalin e tij.
“Natyrisht nëse kam shëndet dhe pak fat, ky do të ishte qëllimi i imë përfundimtar”, ka thënë superylli i basketbollit.

Sipas mediave amerikane, James është i gatshëm që të largohet nga Lakers për t’iu bashkuar ekipit që djali i tij do të luajë.
Kontrata e 37-vjeçartit me Lakers përfundon në vitin 2023, derisa Bonny nuk do të mund të jetë pjesë e NBA-s deri në vitin 2024.
Ylli i basketbollit po kalon një stinor mjaftë të mirë, pavarësisht që ka pasur disa probleme me lëndimet.
Katër herë kampioni i NBA-s këtë vit ka një mesatare prej 29.1 pikë për ndeshe dhe 6.3 asistime.
Ai ka luajtur në 10 finale të Ligës Amerikane dhe ka fituar katër herë titullin kampion./SHQIP.com