Donika Kadaj-Bujupi tregon pagën që merr një deputet në muaj

Një deputetë i rëndomtë në Kuvendin e Kosovës merr pagën një mijë e 700 dhe një mijë e 800 euro.
Kështu bërë të ditur ish-deputetja, Donika Kadaj – Bujupi, e cila tha se do të duhej që deputetit t’i caktohej paga fikse, për të shmangur ngatërresat rreth pagesave.
“Të gjithë deputetët janë pjesëmarrës të paktën në një komision por deputet që nuk është kryetar i komisionit, ose që nuk është nënkryetar i Kuvendit ose shef i Grupit Parlamentar mesataren e pagës e ka ndërmjet 1700 dhe 1800. 1850 është gati maksimumi që e merr, duke i përfshirë mëditjet, 50 euro pjesëmarrje”, tha Kadaj – Bujupi në Pressing në T7.
Ajo gjithashtu ka shpjeguar se nuk është e nevojshme ndarja në komisione e pjesëmarrje në konferenca se mandej vazhdimisht ka me pas këso ngatërresa.