Sport Shqiptar

“Pa pendime”, rrugëtimi i Majlindës me Tonin në xhudo

Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka intervistuar Majlinda Kelmendin dhe Toni Kukën në Paris dhe nëpërmjet një artikulli së bashku me pjesë të intervistës ka përshkruar rrugëtimin e saj, para dhe, pas pensionimit, tash si asistente e dikur trajnerit të saj Driton Kuka, transmeton Shqip.com

Tani ajo mund të hajë dhe pijë kur të dojë sepse është pensionuar. Për atë e takojmë afër kafenesë, të kontrollojmë peshën e saj. Përderisa hyn ne e shohim se ajo është, si gjithmonë, asnjë gram më shumë. E njëjta mund të thuhet për shoqëruesin e saj të intervistës, ai është po ashtu njëjtë.

Nuk e kemi parë nga Tokio. Ne e dinim që ajo është pensionuar dhe se ajo do të trajnojë të rinjtë. Tash që ajo është përpara me kohë të flasë dhe pasi verifikuam se ajo e mban mirëqenien e saj të përgjithshme njëjtë, le të dalim drejtpërdrejtë në temë.

Kur e more vendimin të pensionoheshe?

“Në muajin janar, 2021”, përgjigjet Majlinda. Që i bie, ndryshe nga ç’shumë menduan, ajo dëshiroi të heqë dorë para Lojërave Olimpike. “Në Shtator 2020 kam pasur operacionin në gju për herë të tretë. Ishte shumë e rëndë të kthehesha sepse nuk isha duke sepse nuk isha dukë pasur qejf më, e kisha humbur motivimin.” Toni dëgjon në heshtje. Dyshja kanë qenë së bashku për gjysmën e jetëve të tyre dhe është e pamundur të kuptohet karriera e njërit pa praninë e tjetrit. “E kam thirrur në Janar ta informoj për vendimin tim”.

“Kur ajo më thirri mua”, thotë Toni, “isha në ankth sepse e kisha një ndjenjë të keqe.” Majlinda pastaj i tregoi Tonit atë çka ai ia kishte frikën më së shumti dhe ai i tregoi asaj gjënë që ajo nuk dëshironte ta dëgjonte. “Nuk doja që ajo të largohet”, thotë Toni.

Majlinda Kelmendi

Është e nevojshme ta kuptosh çka xhudo nënkupton në Kosovë dhe çka Majlinda përfaqëson, në mënyrë që ta kuptosh thelbin e asaj bisede.

Pensioni është kohë shumë e rëndësishme në jetën e çdo atleti/je, por Majlinda nuk është atlete e çfarëdoshme. Majlinda fitoi në Rio, medaljen e parë të artë olimpike në historinë e Kosovës. Ajo po ashtu ishte kampione e dyfishtë botërore dhe katër herë evropiane. Për katër vite ajo e mbizotëroi kategorinë deri 52 kilogramë fuqishëm. Në shtetin e saj ajo është ndër tre njerëzit më të njohur dhe padyshim më e respektuara. Ajo po ashtu ka statujën e saj dhe më së shumti duhet të jenë një ose dy njerëz në botë me statujë të gjallë dhe nuk po flasim për diktatorë por për njerëz të zakonshëm. Me fjalë të tjera, Majlinda është simboli i fitores i Kosovës. Ajo i dha shirita fisnikërie një vendi ‘pa mjekër’ në kërkim të rrugës së tij. Majlinda është më shumë se një simbol; ajo është imazhi i një kombi. Për atë Toni nuk dëshiroi që ajo të largohej.

Receta e Tonit është të punosh shumë, më shumë se të tjerët. Kur ai e bindi Majlindën vazhdojë për Olimpiket, ata të dy shkuan të punojnë, si zakonisht. “Në fakt”, thotë ajo, “Isha dy herë më e fortë në Tokio se që isha në Rio. Kurrë nuk jam ndjerë më mirë, por ajo ishte fizikisht, pjesa mentale ishte diçka tjetër”.  Majlinda ishte larguar tashmë, edhe pse askush se dinte. Në Tokio ishte humbja më e papritur, në raundin e parë. Çdokush ishte i befasuar dhe çdokush ishte i pikëlluar të shihte Majlindën teksa largohet nga tatami (Dysheku mbi të cilin xhudistët luftojnë) e mposhtur. Nuk e kam merituar të përfundoj kështu, ndoshta duhej të largohesha më herët”. Ishte koha ta bëja zyrtare çka shumë nuk donin.

Majlinda Kelmendi në Paris Grand Slam 2022

“Ende nuk kam përfunduari së treturi ndryshimin. Nuk është e lehtë, merr kohë, çka mund të them  si këshillë është se ata/ato që janë duke e menduar një tërheqje të mos e marrin si shaka sepse është çështje shumë e rëndësishme. Duhet të jesh i vetëdijshëm për atë që vendos, duhet të mendosh rreth asaj shumë dhe shumë mirë. Është mënyra e vetme që të mos pendohesh pastaj”.

Një jetë e re pra, por si dhe me çfarë burime? Këtu është kur Toni u desh të ndërhyj. “Po flasim për Majlindën, sportisten më të mirë në historinë e Kosovës, në sportin e vetëm që i sjell medalje olimpike dhe botërore shtetit. Unë fola me pjesëtarë të qeverisë dhe i bëra të kuptojnë se Majlindës i duhej siguri që të punonte në qetësi. Gjithashtu, ajo e meritonte.

Toni di si të bind e qeveria nuk përbëri përjashtim. Majlinda ka një rrogë fikse që i mundëson t’ia kushtojë vetveten punës pa u shqetësuar për llogarinë e bankës. Tash Majlinda është zyrtarisht një trajner asistente, krahu i djathtë i Tonit. “Unë dua që ajo të zhvillojë të rinjtë. E kam përgatitur për atë gjë”.

Ajo siguron se të që nurit trajnerë nuk është e lehtë. “Është normale sepse pa marrë parasysh sa shumë trajnohesh dhe përgatit luftën dhe strategjinë, në fund nuk ke në dorë asgjë sepse ti je në karrige dhe jo në tatami”.

Nuk duhet të jetë fare e lehtë, në fakt, në veçanti për të sepse niveli i kërkesave të saj si xhudiste ishte maksimumi që mund të arrihet dhe tani për tani askush nga gjenerata e re nuk e ka talentin e saj. Është rreth të gjeturit e një ekuilibri, të kërkuarit e çka është e mundur dhe jo të ëndërruarit e të pamundurës. “Çka unë dëshiroj është të ndihmoj, nëse mund të sjell diçka të re dhe të mirë, pastaj do t’ia vlejë”, thotë ajo.

Majlinda Kelmendi në Paris Grand Slam 2022

Rruga do të jetë e gjatë; të dy e dinë këtë sepse të dy kaluan të njëjtën rrugë disa vite më parë. E mira e kësaj është se edhe Majlinda edhe Toni i dinë lakoret, ata e dinë çka do të gjejnë kur të kalojnë përmes saj prapë me premtimet e reja. “Ka disa shumë të mirë/a”, thotë Majlinda.

Majlinda çdo herë e ka pëlqyer presionin; ajo nuk u mërzit kurrë. Ajo e përdori madje si armë që gjithmonë të jetë para tjerëve. Toni e di, që brenda disa viteve, ajo do të jetë pasardhësja e tij. Ata kanë qenë bashkë më shumë se shumë martesa dhe kanë një plan për të ardhmen. “Në disa vite unë do pensionohem të bëjë diçka tjetër dhe të fle, të fle mirë”, thotë Toni përderisa Majlinda qeshën.

Ata janë një dyshe fituese dhe tani kanë qëllim të zgjerojnë trashëgiminë e tyre. Kjo është kuptuar në Kosovë. A do të kenë sukses është tregim tjetër, mbetet koha të tregojë.

Ata momentalisht janë Paris ku po marrin pjesë në Grand Slamin e Parisit dhe pas 24 orëve pasi folëm me ta, Majlinda është ulur në karrigen e trajnerëve ta mbështesë Flaka Loxhën. Majlinda është e shqetësuar, duke bërë shumë gjeste dhe duke ofruar këshilla. Kjo është një gjë e re për të dhe për neve por është puna e saj. Loxha humb dhe ne mbesim më një shije të çuditshme në gojë sepse nuk jemi mësuar ta shohim Majlindën të humbë. Po, ajo nuk luftoi, por mposhtja nuk është pjesë as e ADN-së kosovare,  saktësisht prej kur Majlinda vendosi Judogin (Uniforma që e veshin xhudistët). Ajo do të duhet të mësohet të humbë, që është, të nxjerrë konkluzione që ia mundësojnë të shmangin humbjen tjetër. Toni e di, ai e ka bërë tashmë! Majlinda duhet të mësojë në mënyrë që, sikur kur e mori vendimin të pensionohet, të mos pendohet kurrë sepse jeta pa pendime është shumë më e bukur./Shqip.com