Rozë

Shpat Kasapi tregon çfarë i bëri dhëndri xheloz në mes të dasmës pasi e preku nusën

Shpat Kasapi

Këngëtari, Shat Kasapi njihet për natyrën e qetë që ka dhe rrëfimet e tij.

Së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ ai ka rrëfyer një histori shumë interesante, me një dhëndër xheloz.

Shpati tha se gjithnjë në dasma është dashamirës me të pranishmit, madje teksa këndon, shpesh herë i përqafon dhe i merr pranë vetes.

Ai tregoi që një gjë të tillë e ka bërë edhe në një dasmë me nusen, por dhëndri nuk reagoi edhe aq mirë.

“Po ma bënte me shenjë por nuk e kuptova. mendova se dëshironte të ndryshoja këngën, dhe i thash pak më vonë. Më pas ai vjen tek unë dhe më thotë ‘mos e prek atë, është gruaja ime’”.

Fillova të qesh nga sikleti dhe i thash se thjesht doja ta sillja në të kërcente.

Ndryshe, ai ka disa ditë që është bërë baba për herë të parë./SHQIP.com