Mot i vranët e vende-vende parashihet të ketë reshje shiu e bore
Publikuar:
(03.02.2022 08:07:02)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditës së enjte, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu dhe bore. Reshjet më të fokusuar parashihen në viset e larta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Muaji janar është karakterizuar me reshje të dendura bore.
Gjithashtu, temperaturat janë shënuar deri në -16.
Mot pothuajse i njëjtë ka vazhduar edhe në fillim të muajit shkurt./Shqip.com