Lajme

Shtatë të vdekur dhe një mijë e 533 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

COVID-19.

Shtatë pacientë kanë vdekur si pasojë e Coronavirusit në Shqipëri.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar një mijë e 533 raste të reja me COVID-19.

Gjatë kësaj kohe, janë shëruar 2,215 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 238,655 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërsa, 18,068 pacientë janë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar./Shqip.com