Lajme

Policia në Gjakovë konfirmon se është gjetur gruaja e cila ishte raportuar si e zhdukur

Gjakova

Policia Rajonale e Gjakovës ka konfirmuar për Shqip.com se është gjetur gruaja e cila ishte e raportuar e zhdukur.

Denoncimi ishte bërë në polici nga familjarët e saj. 

S.H nga komuna  e Gjakovës ishte larguar nga shtëpia e saj në drejtim të panjohur ndërkaq bashkëshorti i saj e kishte denoncuar rastin duke potencuar se ajo vuante nga problemet psikike.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovë, Nysret Gjurkaj ka deklaruar se policia do të zhvillojë hetime për këtë çështje.

“Po është gjetur gruaja e cila ishte e raportuar si e zhdukur. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Ne do të zhvillojmë hetimet tona në lidhje me këtë çështje. Burri i saj kishte raportuar se ajo kishte probleme psikike” ka thënë ai./SHQIP.com