Dafina Zeqiri publikon videon duke vallëzuar bashkë me profesorin
Publikuar:
(31.01.2022 20:55:08)
Këngëtarja, Dafina Zeqiri është njëra nga shumë personat që kanë dalë në përkrahje të profesorit, Lulzim Paci.
Ai është bullizuar në rrejte sociale për një vallëzim që kishte bërë në Tik Tok.
I njëjti së fundmi ka treguar se do ta realizojë një video me këngëtaren Dafina Zeqiri.
Pas kësaj këngëtarja ka publikuar një video në llogarinë e saj në Tiktok bashkë me profesorin që u bë i njohur për vallëzimin e tij.
@dafinapipinazeqiri @Luli_0000007 me profen 🥰 #meprofen #challengemeprofen #dafinazeqiri #viral #fyp #albania #balkan ♬ Vallja E Rugoves Shota – Valle
Videoja u publikua disa orë pas ftesës që i bëri këngëtarja dhe ka marrë shumë pëlqime e komente brenda pak minutash.
Ndryshe, profesori ka marrë përkrahje të madhe nga shumë këngëtarë, politikanë dhe qytetarë./SHQIP.com