Lajme

Java e parë e shkurtit pritet të jetë me reshje bore e ngrica

Ilustrim.

Java e parë e shkurtit pritet të jetë me reshje bore, temperatura të ftohta dhe me ngrica, njofton Prishtina Weather.

Sipas njoftimit, gjatë së martës pritet që reshjet e borës mund të jenë më intensive, ndërkaq të mërkurën dhe të enjten pritet të ketë ngrica, përcjell Shqip.com.

“Ftohtë dhe me reshje bore në ditët e para të shkurtit.  Ditën e martë vende-vende reshjet edhe mund të jenë më intensive.

Mot i ftohtë parashihet edhe të mërkurën e të enjten, me ngrica orëve të mëngjesit.  Kohë pas kohe reshje të dobëta bore do të bien të mërkurën mbrëma dhe paraditen e ditës së enjte”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Por temperaturat vazhdojnë të ndryshojnë gjatë ditëve të ardhshme, ku minimalet do të jenë mes -6 deri -8 gradë Celsius deri në -1 gradë, teksa maksimalet nga e marta zbresin në 1 gradë./SHQIP.com