Vdes ish-gruaja e Aleksandar Vuçiqit

Mbrëmjen e së shtunës në Beograd ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare Ksenija Vuçiq, ish-gruaja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Shqip.com.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vetë Vuçiq përmes llogarisë së tij në Instagram.
“Sonte në Beograd papritmas në moshën 56-vjeçare ka ndërruar jetë Ksenija Vuçiq, nëna e dy fëmijëve tanë, Danilo dhe Milica dhe gruaja ime e parë. Më pas do të informojmë familjen dhe miqtë për vendin dhe datën e varrimit”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Gruaja e parë e presidentit ka lindur në vitin 1968 në Beograd, ku edhe u diplomua për histori arti në Fakultetin Filozofik.
Ata u martuan dy vite më vonë, dhe u ndanë në vitin 2011. Ata kanë dy fëmijë, një djalë Danilo dhe një vajzë Milica./SHQIP.com