Lekaj i AAK-së pasi iu bashkangjit PSD-së: E vlerësoj lartë protestën dhe pjesëmarrësit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka marrë pjesë të shtunën në protestën e organizuar nga Partia Socialdemokrate kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Lekaj në një prononcim për Shqip.com, ka deklaruar se e vlerëson lartë protestën si dhe pjesëmarrësit.
“Si deputet i Kuvendit të Kosovës sot kam marrë pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. E vlerësoj lartë protestën si dhe qytetarët të cilët kanë marrë pjesë”, tha Lekaj.
Ndryshe, protesta ka filluar nga sheshi Zahir Pajaziti drejt objektit të Qeverisë së Kosovës me mbishkrime, ”Ju e rrisni çmimin, ne rezistencën”, “Krejt rrogat në rrymë”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Lypëm dritë, gjetëm terr”, “Populli i bashkuar ka për të fituar”,
Qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për tarifat e reja të energjisë./SHQIP.com