Lajme

Një i burgosur porosit shokun e tij për ta vrarë gardinanin e burgut të sigurisë së lartë

Burgu i sigurisë së lartë / Ilustrim
Burgu i sigurisë së lartë / Ilustrim

Një zyrtar korrektues në burgun e sigurisë së lartë në Gërdoc të Podujevës është ankuar në polici për kanosje.

Kjo pasi një i burgosur ka porositur një ish të burgosur për ta vrarë gardianin.

“Ankuesi mashkull kosovar, oficer korrektues në burgun e sigurisë së lartë, ka informuar se i burgosuri mashkull kosovar përmes telefonit ka porositur ish të burgosurin tjetër të dyshuarin mashkull kosovar që ta vras oficerin”, thuhet në raportin e policisë.

Policia e Kosovës.

Ndaj këtij rasti është nisur procedura hetimore./Shqip.com