PSD sot proteston kundër shtrenjtimit të rrymës
Publikuar:
(29.01.2022 08:30:47)

Partia Socialdemokrate gjatë ditës së sotme, 29 janar, do të protestojë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
PSD thekson se do të protestojnë që shfrytëzimi i qytetarëve të Kosovës për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s të ndalohet.

Rritja e çmimit të energjisë është e papërballueshme për shumicën dërmuese të qytetarëve. Krahasuar me pagën mesatare, ky çmim është ndër më të shtrenjtit në Evropë.
Ndryshe, PDK dhe AAK kanë bërë të ditur se nuk janë organizatorë të protestës dhe se nuk do të marrin pjesë në protestë./Shqip.com