Rama publikon pamje nga tuneli i Llogarasë: Janë hapur të dyja hyrje-daljet
Publikuar:
(27.01.2022 15:53:06)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar disa pamje nga punimet në tunelin e Llogarisë, si dhe ka njoftuar se janë hapur të dyja hyrje-daljet.
Në një postim në Facebook, bashkëngjitur me pamjet e punimeve, ka shkruar se puna është duke vijuar.
“Kantieri i Tunelit të Llogarasë sot, ku janë hapur të dyja hyrje-daljet dhe vijon papushim puna”, ka shkruar Rama.
Tuneli i Llogorasë me gjatësi 5.9 km do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga 55 minuta në 7-10 minuta.
Ky tunel nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.
Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 5.9 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7-10 minuta./SHQIP.com