Lajme

Ambasadori i Kosovës ia dorëzon kredencialet Mbretit të Holandës

Ambasadori i ri i Kosovës, Dren Doli dhe Mbreti i Holandës, Willem Alexander

Ambasadori i ri i Kosovës, Dren Doli, sot i ka dorëzuar letrat kredenciale te Mbreti i Holandës, Willem Alexander, në pallatin Noordeinde.

Kjo u bë e ditur në profilin e Ambasadës së Kosovës në Holandë, në rrjetin social Facebook.

“Dorëzimi i kredencialeve nga Ambasadori i Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Dren Doli tek Mbreti i Holandës, Lartmadhëria e Tij, Ëillem-Alexander në pallatin Noordeinde, Hagë 26 janar 2022”, thuhet në njoftim.

Në pamjet e publikuara shihet se Dolit i është bërë një pritje ceremoniale në pallatin holandez./Shqip.com