Kulturë Kino

“Pa Vend”shpallet ‘filmi më i mirë i shkurtër’ në “Trieste Film Festival”

Shënohet edhe një sukses në Kinematografinë e Kosovës.

Filmi “Pa Vend” nga regjisori Samir Karahoda është shpallur filmi më i mirë i shkurtë në Edicionin e 33- të Festivalit të filmit në Trieste Film Festival – Alpe Adria Cinema.

Sipas njoftimit të MKRS-së, filmi “Pa Vend”, është vlerësuar nga juria si një film që kalon kufijtë mes dokumentarit dhe fiksionit, tabela e pingpongut shndërrohet në alegori për kushtet politike, por gjithashtu një metaforë për kërkimin e një vendi të sigurt në kohërat e zhvendosjes dhe migrimi.

Ky film, sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’ duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme.