Rohde: Lajm i mirë se Kosova ka shënuar përparim në luftën kundër korrupsionit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se përparimi i Kosovës në luftën kundër korrupsionit është lajm i mirë, përcjell Shqip.com.
Përmes një postimi në Twitter, Rohde theksoi se më në fund Kosova ka nisur të ecë përpara në luftimin serioz të korrupsionit.
“Vërtet lajm i mirë! Kosova më në fund nis për të ecur përpara në luftimin serioz të korrupsionit. Vazhdo kështu, Kosova e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë”, ka shkruar Rohde.
Good news indeed! Kosovo makes visible progress in fighting corruption! In TI’s @anticorruption index 🇽🇰improved 17 places, now ranks at 87. Encouraging 🇽🇰finally starts ‚to walk the talk‘ in seriously fighting corruption. Keep it up! 🇽🇰has full 🇩🇪support https://t.co/5JJQQ2tC1h
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 25, 2022
Ndryshe, Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit duke marrë 39 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International.
Këtë vit Kosova është radhitur e 87-ta, duke shënuar përparim krahasuar me vitin e kaluar kur ishte e 104-ta me 36 pikë.
Indeksi radhit çdo vit 180 shtete dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik.
Ai përdor një metodologji pikësh, sipas së cilës zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 për një vend të pastër nga kjo dukuri./SHQIP.com