The Washington Post – shkruan për suksesin e Kiana Kryeziut

Kiana Kryeziu është e vetmja dhe e para sportiste femër – nga Kosova, e cila do e përfaqësoje shtetin në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.
Për këtë sukses të saj, ka shkruar edhe The Washington Post.
“Gara në sllallomin gjigant në Lojërat Olimpike të Pekinit do të jetë një hap gjigant për 17-vjeçaren Kiana Kryeziu dhe vendin e saj, Kosovën.
Kryeziu është sportistja e parë nga Kosova në Lojërat Dimërore, pasi ka përmbushur standardet kualifikuese gjatë garave të zhvilluara në Itali”, shkruan ndër të tjera mediumi amerikan.
Tutje, shkrimi i referohet përgjigjes që Kryeziu dha për Associated Press.
“Me të vërtetë nuk e prisja që do të ndodhte kaq herët. Ishte një nga synimet e mia më të mëdha. Ishte një nga ëndrrat e mia dhe tani gjithçka po bëhet realitet”, potencoi Kiana.

Në këtë rrugëtim të Kianës, nuk kanë munguar as problemet financiare, por i’a doli disi.
“Trajnimi i saj mbaroi buxhetin e familjes, por mbështetja financiare nga sponsorët e lejoi atë të stërvitej në Austri dhe Itali vitin e kaluar. Ambicia e Kryeziut është të përfundojë jo më shumë se 10 sekonda prapa fituesit në Pekin.
Adoleshentja tha se qau kur Majlinda Kelmendi (Rio de Zhaneiro 2016) dhe Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi (Tokio 2020) fituan medaljet e arta olimpike në xhudo për Kosovën”, shkruan “WP”.
17-të vjeçarja është kualifikuar në disipinën e sllallomit të madh.

Teksa, Kosova është në mesin e 90 shteteve pjesëmarrëse në Olimpiadën e Pekinit.
Së bashku me të – në këtë olimpiadë do të marrë pjesë edhe Albin Tahiri, i cili ka katër norma olimpike. Në dispilinat e kombinimit alpin, lëshimit, sllallomit dhe sllallomit të madh.
Ky organizim do të mbahet prej datës katër shkurt deri me 20 shkurt të vitit 2022. /Shqip.com