Bulliqi prezanton emrat e drejtorëve të rinj të Komunës së Podujevës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka prezantuar ekipin e tij me të cilin do të udhëheq për katër vitet e ardhshme.
Njëhreësh, Bulliqi e ka zyrtarizuar koalicionin qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës.
Fatmir Rudari dhe Antoneta Ejupi janë dy zyrtarët nga radhët e PDK-së.
Këta janë emrat e drejtorëve të rinj në Podujevë:
Nënkryetare e Komunës: Marigona Lahu
Drejtore e Drejtorisë së Administratës: Antoneta Ejupi
Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Fatlum Osmani
Drejtor i Drejtorisë së Arsimit: Avni Fetahu
Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: Driton Veliu
Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim: Bahri Selimi
Drejtore e Drejtorisë së Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi: Bahrie Shatrolli Mehmeti
Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Fatmir Rudari
Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit: Besnik Mulliqi
Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Pajtim Balaj
Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Vigan Salihu

Ekzekutivi shpejt do të plotësohet edhe me drejtorin e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje e Mjedisit.
Bulliqi është zotuar se do të ju qëndrojnë pranë qytetarëveqë kanë më së shumti nevojë. Ndërsa ka premtuar se do të jenë bashkëpunues e transparent me qytetarët dhe mediat.
“Sot kemi mbajtur takimin e parë të Bordit të Drejtorëve, në të cilin kemi folur për punët e mëdha, projektet dhe detyrat që i kemi para vetës. Zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve, do të jenë edhe puna e përditshme e jona. Si qeverisje lokale do t’ju qëndrojmë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë, do të jemi të hapur, bashkëpunues e transparent me qytetarët, shoqërinë civile e mediat”, ka shkruar Bulliqi. /Shqip.com