Sport Ndërkombëtar

Liverpooli po e monitoron gjendjen e Camavingas

Edoardo Camavinga

Konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenjë në botën e futbollit.

Por, te “mbretërit” nuk po gjen minutazh.

Edoardo Camavinga zbarkoi me shumë bujë në “Santago Bernabeu”, por ndeshjet po i shikon nga stoli.

Sipas “El Nacional”, 19 vjeçari është duke u monitoruar nga Liverpooli.

“Liverpooli nuk ka larguar sytë nga Camavinga. Ajo që i duhet, në këtë moshë, është të luajë 90 minuta çdo javë, dhe kjo është diçka që ata nuk mund ta garantojnë në Santiago Bernabeu. Nga ana tjetër, Jürgen Klopp mund t’i premtojë shumë më tepër pjesëmarrje, pasi në Anfield kanë një vrimë të konsiderueshme në shtyllën kurrizore, pas largimit të Georginio Wijnaldum”, ka shkruar ndër të tjera – mediumi spanjoll.

Anchelotti po preferon të luaj më treshen Casemiro-Kros-Modric, e cila është duke dhënë ende rezultate pozitive.

Intentan arruinar el debut de Eduardo Camavinga de la forma más vulgar
Camavinga

Ndërsa, Edoardo ka zhvilluar 19-të ndeshje në këtë sezonë me madrilienët, teksa ka regjistruar një gol dhe një asistim.

Por, në vetëm tri ndeshje ka zhvilluar 90 minuta.

Ai i ishte bashkuar skuadrës spanjolle në afatin kalimtar të verës, pasi madrilienët i paguan Rennais – 40 milionë euro.

Camavinga unveiled at Real Madrid: "It's a secret who I spoke to and who I  didn't speak to..." - AS.com
Camavinga

Vlera e Camvingas veçse është rritur. Sipas “Trasnfermarket” ai vlen 55 milionë euro.

Francezi ka kontratë me Real Madrid – deri në vitin 2027. /Shqip.com