“Luftëtarët” e fitojnë edhe një “betejë”
Edhe një betejë u mbyll në favor të “luftëtarëve”.
Golden State Warriors ka shënuar një fitore të rëndësishme – në udhëtim te Utah Jazz.
Warrios – “vuajtën” shumë, por në fund i’a arritën qëllimit – duke triumfuar me rezultat të ngushtë 92-94.
Baskebollisti më i mirë në parket – te mysafirët ishte Jordan Pole, i cili shënoi 20 pikë, asistoi dy herë, teksa pati trë kërcime.
Ndërsa, Stephen Curry pati një ndeshje dëshpëruse, duke regjistruar vetëm 13 pikë, gjashtë asistime dhe katër kërcime.

Kurse, te Jaz – paraqitje të mirë zhvilloi Bojan Boganovic. Ai shënoi 21 pikë, bëri tetë kërcime dhe asistoi një herë.
Për Golden State kjo fitore ishte shumë e rëndësishme në “luftën” për kreun e tabelës
Kjo skuadër ja arkëtuar 34 fitore, teksa është mposhtur 13-të herë dhe gjendet në vendin e dytë të Konferencës Perëndimore.
Në krye është Phoenix Suns, që ka 36 fitore dhe vetëm nëntë humbje.
Kurse, Jazz renditet në vendin e katërt dhe po zhvillon një sezon mjaftë solide. /Shqip.com
