Prishtina korr fitore në Prizren

Sigal Prishtina ka arkëtuar pikët e plota.
Skuadra nga kryeqyteti ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Bashkimit.
Ani pse pritej të ishte një ndeshje jo e lehtë, prishtinasit triufmuan me rezultat të thellë 62-81.
Deri në dhjetë minutat e fundit të takimit, diferenca në pikë nuk ishte e madhe, por aty u bë dallimi.
Bardhëkaltërit zhvilluan një ndeshje të sigurtë në repartin e mbrojtjes – teksa ishin edhe më efikas në sulm – duke mos i lënë shpresë për fitore vendasve.

Më meritorët për këtë fitore të Prishtinës ishin Dachon Burke me 18 pikë e gjashtë kërcime dhe Jetmir Zeqiri me 19 pikë dhe shtatë kërcime.
Kurse, te prizrenasit u dalluan Alban Veseli me 19 pikë e dhjetë kërcime dhe Valon Bunjaku me 17 pikë.
Për Prishtinën kjo ishte fitorja e nëntë në këtë kampionat, teksa është mposhtur në tetë ndeshje. Kjo skuadër ka grumbulluar 26 pikë dhe gjendet në pozitën e katërt.
Kurse, Bashkmi ka nëntë humbe, tetë fitore dhe gjendet në vendin e gjashtë. /Shqip.com