Sport Ndërkombëtar

Napoli fiton – Rrahmani shënon

Amir Rrahmani

Favorit ishin në letër dhe arsyen e dëshmuan në fushën e gjelbër.

Napoli ka mposhtur Salernitana me rezultat 4-1.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Juan Jesus, kur po zhvillohej minuta e 30-të.

Por, ky gëzim zgjati vetëm tre minuta, pasi mysafirët e barazuan rezultatin me anë të Bonazzoli.

U mendua se pjesa e parë do përfundonte me barazim, Dries Mertens e tundi rrjetën – në minutat shtesë.

Napoletanët shkuan në pushimin prej 15-të minutave në avantazh.

Me të filluar pjesa e parë, venasit u hodhën në sulm me të gjitha forcat. Radha për t’i shënuar i erdhi edhe Amir Rrahmanit, në minutën e 47-të.

Amir Rrahmani

Për kapitenin e Përfaqsueses së Kosovës ky gol ishte dhe një dëshmi e formës së lartë nëpër të cilën është duke kaluar në këtë kampionat.

Nën udhërat e Luciano Spalletit, ai është bërë i pazëvendësueshëm. Rrahmani e mori notën 8.1 nga “SofaScore”. Nota më e lartë në këtë takim.

Deri në përfundim të takimit, Napoli realizoi edhe një herë, me anë të Lorenco Insgines, i cili në fund të sezonit do t’i bashkohet Torontos.

Image
Festa e golit të Insignes

Në anën tjetër, mysafirët mbeten me një futbollistë me pak në fushën e gjelbër që nga minuta e 51-të, kur Frederik Veseli u ndëshkua me karton të kuq.

Pas kësaj fitore, Napoli pozicionohet në vendin e dytë të Series A, me 49 pikë të grumbulluara, vetëm katër më pak se Interi që është lider, por neurazurët kanë një ndeshje më pak të zhvilluara.

Kurse, Salernitana gjendet në fund të tabelës, me vetëm dhjetë pikë të grumbulluara. /Shqip.com