Komuna e Prishtinës miraton masa të reja anti-COVID pas rritjes së rasteve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se të shtunën është mbledhur shtabi emergjent për menaxhimin e pandemisë COVID-19, përcjell Shqip.com.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tregoi se është marrë vendim që të gjithë punonjësit e Komunës, ndërmarrjeve publike e lokale, duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose që janë të liruar nga vaksinimi, për të hyrë në objekt.
“Administrata është e obliguar të caktojë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura më lart; Obligohet Administrata të ofrojë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objekteve të Komunës si dhe në ambientet e brendshme;
Obligohet Administrata që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19; Obligohet Administrata që të kryej dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura; Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë”, janë vendimet që janë ndërmarrë në këtë mbledhje.
Po ashtu, është vendosur që të mbyllen edhe qendrat për të moshuarit, deri në një vendim të ardhshëm./SHQIP.com