Dy zona në Prishtinë mbesin pa ujë të pijshëm
Publikuar:
(23.01.2022 13:55:10)

Në rrugën “Rexhep Luci”, “Luan Haradinaj” dhe “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm, përcjell Shqip.com.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë duke bërë sanimin e gypave në këto rrugë.
“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke u marrë me sanimin e dy gypave të ujit, njëra në mes të rrugëve ‘Rexhep Luci’ dhe ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë dhe tjetra në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ rruga që të shpie në fshatin Llukar.
Sanimi i tyre ka filluar dhe shpresojmë të përfundojmë sa më shpejt”, njofton Ujësjellësi.
Sipas njoftimit, deri në sanimet e defekteve të dy linjave, zonat do të mbesin pa ujë të pijshëm./SHQIP.com