Vdekje e dyshimtë në Skënderaj, një person gjendet pa shenja jete
Publikuar:
(23.01.2022 08:57:05)

Një person është gjetur pa shenja jete paraditen e së shtunës në Skënderaj, përcjell Shqip.com.
Sipas Policisë së Kosovës, nga mjeku në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e viktimës.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Kurse, Policia është duke e hetuar rastin si “vdekje e dyshimtë”./SHQIP.com