Nick Jonas dhe Priyanka Chopra bëhen prindër për herë të parë

Këngëtari dhe aktori amerikan Nick Jonas dhe gruaja e tij aktorja indiane Priyanka Chopra pa dyshim që janë një ndër çiftet më të përfolura në Hollywood.
Ata zyrtarizuan lidhjen e tyre në dhjetor të vitit 2018, ku dhe u martuan.
Dasma e tyre u bë gjysmë stili amerikan, gjysmë indian ku u pëlqye shumë nga fansat dhe u cilësua si një ndër dasmat më të bukura të industrisë.
E tani pas ca vitesh martesë, ata kanë dhënë një lajm shumë të bukur për fansat e tyre.

Përmes një postimi në Instagramin zyrtar të Nick Jonas, u la të kuptohej se çifti tashmë ka një shtim të ri të familjes së tyre.
Sipas postimit u kuptua se fëmija erdhi në jetë përmes një nëne surrogate, e thuhet se është vajzë.
Mirëpo për këtë të fundit ende nuk e ka konfirmuar akoma asnjë nga dyshja.

Në një deklaratë të përbashkët të shpërndarë përmes mediave sociale të premten, Jonas dhe aktorja vunë në dukje se ishin “të lumtur” që zgjeruan familjen e tyre, duke shtuar, “Ne me respekt kërkojmë privatësi gjatë kësaj kohe të veçantë, teksa fokusohemi te familja jonë. Faleminderit shumë.” /SHQIP.com