Kryetari i KQZ-së: Ligji e njeh Bashën si kryetar të PD-së
Publikuar:
(22.01.2022 17:41:14)

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi ka thënë se ligji e njeh Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike.
Celibashi pranoi kërkesën e Bashës me emrat e dy zyrtarëve që do të përfaqësojnë këtë subjekt politik në KQZ.
Dy përfaqësuesit, Indrit Sefa dhe Marash Logu i kërkuan Celibashit që të jenë kontakti i vetëm i KQZ-së me PD-në.

Ndërsa, komunikimi me Ivi Kason, përfaqësuesi i PD në zgjedhjet e fundit, i cili mbështeti lëvizjen e Sali Berishës, ka përfunduar.
Këtë të shtunë, Komisioni Rregullator i KQZ-së vendoi që fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të nisë më 19 shkurt.
Kandidatët për gjashtë bashkitë e vendit do të kenë vetëm 14 ditë kohë për fushatën e tyre./Shqip.com