Gjenden trupa të pajetë pranë kufirit SHBA-Kanada, besohet se vdiqën nga i ftohti
Publikuar:
(21.01.2022 11:52:45)

Policia në Kanada ka gjetur trupat e katër personave, në mesin e tyre edhe një foshnje, në një fushë me dëborë pranë kufirit me SHBA.
Grupi vdiq nga ekpozimi i ftohtit me temperaturat minus 35 gradë Celsius; me të ftohtin e erës, thonë zyrtarët, raporton BBC, përcjell SHQIP.com.
Trupat u gjetën të mërkurën pranë Emerson, Manitoba. Siç bëhet e ditur, përveç foshnjes, tre të tjerë ishin një burrë, një grua dhe një djalë adolshent.
Zyrtarët amerikanë thonë se të vdekurit besohet të jenë një familje nga India. Ata mendohet se po tentonin të kalonin në SHBA.
Lajmin e ka bwrw tw ditur Ndihmës Komisionerja e “Manitoba Royal Canadian Mounted Police” (RCMP), Jane MacLatchy në një konferencë shtypi të enjten.
