Një i vdekur dhe 2708 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(20.01.2022 15:01:52)

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se është shënuar një rast i vdekjes nga Coronavirusi.
Gjatë 24 orëve, janë shënuar dy mijë e 708 raste të reja nga 10 mijë e 833 testime.
Gjatë kësaj periudhe janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës.

Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 43.760 doza përforëcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Ndërsa, janë shëruar 202 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573.
Në total numri i rasteve aktive është 9.771./Shqip.com