Lajme

Përparim Rama zbulon një pjesë të stafit të kabinetit të tij

Përparim Rama, kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës

Dy muaj pas marrjes së mandatit si kryetar i Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar ekipin me të cilin do ta udhëheqë këtë komunë.

Rama ka njoftuar se nënkryetar i komunës do të jetë Alban Zogaj, kurse shef i kabintetit të kryetarit do të jetë Vllaznim Osmani.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur edhe emrat e disa prej drejtorive të kësaj komune:

Alban Zogaj – Nënkryetar,

Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit ,

Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit,

Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm,

Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave,

Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave,

Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit,

Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale,

Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë, Valbona Makolli

Drejtoreshë e Financave,

Florian Dushi -Drejtor i Inspeksionit,

Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve,

Bersant Beka – Drejtor i Administratës,

Vesa Sahatçiu – Këshilltare për Kulturë,

Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë,

Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik,

Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi,

Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport,

Jonada Jashari – Këshilltare për Media dhe Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City.

Komuna e Prishtinës

Rama ka marrë detyrën e të parit të komunës më 7 dhjetor 2021./Shqip.com