Albërije Hadërgjonajt i hakojnë profilin në Instagram
Publikuar:
(18.01.2022 18:18:36)
Albërije Hadërgjonaj është këngëtarja shqiptare që pëlqehet në masë të madhe.
Ajo është tejet aktive në rrjete sociale, duke grumbulluar kështu me mijëra ndjekës.
Por, si duket ajo profilin në Instagram tashmë e ka humbur, pasi që persona të panjohur ia kanë hakuar.

Siç tashmë është parë, Instagrami i artistes së mirënjohur është hakuar ndërsa numëronte afro 200 mijë ndjekës.
Lidhur me këtë deri më tani nuk është bërë ende një sqarim nga këngëtarja./SHQIP.com