Rozë

Albërije Hadërgjonajt i ndodh e papritura në Instagram

Këngëtarja, Alberie Hatergjonaj

Të shumta janë rastet kur fytyrat publike bien pre e sulmeve kibernetike nga persona të panjohur.

Së fundmi, këngëtarja kosovare Albërie Hadëgjonaj ka qenë e ekspozuar ndaj hacker-ave’ të rrjeteve sociale.

Këngëtares i kanë vjedhur Instagramin, profilit të së cilës i kanë vendosur një emër tjetër.

Gjithashtu, janë fshirë dhe postimet e mëparshme. Ndërkohë, këngëtarja ende nuk ka reaguar për këtë situatë.

Ndryshe, ditë më parë ajo ka surpizuar mbesën e saj, Beatrix Ramosaj në Big Brother.

Dyshja kanë kënduar edhe një nga hitet e Albëries së bashku duke argëtuar banorët./SHQIP.com