Një fije shprese për Rockets

Udhëtuan për fitore, por nuk e arritën dot.
Sacramento Kings është mposhtur në udhëtim të Houston Rockets, me rezultat të ngushtë 118-112.
Ani pse po e kalojnë një sezon katastrofal, kjo fitore e Rockets mund të jetë një fije shprese për pjesën tjetër të kampionatit.
Basketbollisti më i dalluar te vendasit ishte Christian Wood, i cili shënoi 23 pikë, asistoi tre herë dhe pati 14-të kërcime.
Paraqitje tejet të mirë pati edhe Kevin Porter Jr, duke regjistruar 23 pikë, shtatë asistime dhe katër kërcime.

Kurse, të Kings ndeshje të mirë zhvilloi Buddy Hield, i cili shënoi 27 pikë, asistoi dy herë dhe bëri pesë kërcime.
Përkundër kesaj fitore, Rockets mbeten në vendin e fundit të Konferencës Perëndimore.
Ky ekip ka regjistruar vetëm 13-të fitore, kurse është mposhtur 32 herë.
Ndërsa, Sacramento gjendet në vendin e 11-të. 18-të fitore të arkëtuara dhe 28 humbje është bilanci që ka regjistruar.
Në ndeshjet tjera janë shënuar këto rezultate:
Jazz 125 – 102 Nuggets.
Warriors 99 – Timberwolves 119. /Shqip.com
