Lajme Botë

Ligji i ri: Kushdo që nuk vaksinohet do paguajë dënim deri në 3600 euro

Austria shteti i parë me vaksinë të detyrueshme
Nje person duke u vaksinuar me vaksine anti-COVID-19

Kushdo që nuk është i vaksinuar dhe kapet nga policia do të dënohet deri në 3600 euro, sipas ligjit të ri në Austri që do të fillojë të aplikohet nga muaji shkurt.

Përjashtime do të bëhen vetëm për gra shtatzëna dhe persona të tjerë që për arsye shëndetësore janë të liruar nga vaksina.

Austria do të jetë vendi i parë në Evropë që e bën vaksinimin kundër COVID-19 të detyrueshëm.

Draft-ligji u prezantua të dielën nga qeveria në Vjenë.

Kërkesa për vaksinim do të aplikohet nga 18 vjeç e lartë dhe jo siç ishte fillimisht nga mosha 14 vjeçare.

Parlamenti pritet ta kalojë ligjin dhe ta bëjë të plotfuqishëm me 20 janar. Kalimi pritet të jetë vetëm formalitet, pasi qeveria në mes të OVP-së dhe Të Gjelbërve, i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar ashtu siç kërkohet me shumicën e thjeshtë.

Përjashtimet e mundshme

Kushdo që nuk e merr vaksinën do të dënohet nga 600 deri në 3600 euro, varësisht nga rasti specifik.

Rregullat e reja vlejnë për të gjithë që jetojnë në Austri. Përjashtime ka vetëm për gra shtatzëna, ata që kanë arsye mjekësore dhe ata që janë në proces të rikuperimit, pasi e kanë kaluar virusin. Për ta vlen leje 180 ditëshe.

Nga partitë opozitare, vetëm partia e krahut të djathtë FPO, që ishte në bashkëqeverisje nga viti 2017 deri në vitin 2019, kategorikisht ka refuzuar bërjen e vaksinës të detyrueshme.

Kundërshtarët e ligjit, pos tjerash, kritikojnë faktin se vaksina nuk është se e ndalon në mënyrë definitive bartjen e virusit.

“Nuk ka të bëjë me luftim e të pa-vaksinuarve, por ka të bëjë me faktin që të gjithë ta kemi të mundur të jetojmë në liri përsëri”, ka thënë kancelari Karl Nehammer./Shqip.com