Lajme

Referendumi serb, Vuçiq: Do të ketë pasoja të mëdha për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pas votimit në referendumin e organizuar nga Serbia për ndryshimet kushtetuese në fushën e drejtësisë, paralajmëroi “pajosa të mëdha” për Kosovën.

Kjo pasi, në Kuvendin e Kosovës u miratua një rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi brenda vendit.

“Do të ketë pasoja të mwdha, por ata nuk duhet të dinë gjithçka dhe të dëgjojnë gjithçka. Sido që të jetë, ne jemi me njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi dhe së bashku me njerëzit tanë do të marrim vendime në të ardhmen”, tha Vuçiq raporton N1, transmeton Shqip.com.

Pas votimit në referendum për ndryshimin e Kushtetutës, Vuçiq ka vlerësuar se sjellja e Prishtinës “nuk është befasi”.

Ilustrim

“Por serbët pa mëdyshje dje përmes përfaqësuesve të Listës së tyre Serbe thanë atë që donin dhe edhe sot treguan se vota e serbëve të Kosovës dhe Metohisë është votë për ‘po’ dhe ‘po’ për Serbinë, jo për Kurtin. ka thënë Vuçiq.

Vuçiqi s’është ndarë i kënaqur as me vendet e QUINT-it dhe vendosmërinë e tyre për ta bindur Qeverinë e Kosovës që ta lejojë mbajtjen e këtij referendumi.

Ai pati qasje kritike ndaj SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermaniës dhe Italisë.

“Nga to nuk mund të dëgjohen kritika apo sanksione ndaj Prishtinës për ndalimin e votimit në referendum”, tha Vuçiq./Shqip.com