Rozë

Ermali ‘thumbon’ Semin për Donaldin

Ermal Mamaqi

Mbrëmjen e djeshme moderatorja, Bora Zemani ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të.

Në këtë festë ishin familjar, miq dhe shumë kolegë të Borës, që për publikun shumica nga ta janë të njohur.

Gjatë festës në rrjetet sociale nuk kanë munguar as videot e shumta, por ajo çka ka tërhequr vëmendjen është pikërisht një video që Ermal Mamaqi i ka bërë Semit.

Këngëtarja ishte duke dredhur një cigare dhe në mbishkrim ai shkruan;

 “Ajo nuk mundi ta shpëtonte Donaldin. Tani po dredh një cigare”.

E gjithë kjo pasi Semi ka bërë shumë përpjekje që të shpëtojë raportin e Donaldit me Borën, por pa suksese.

Kjo pasi Donaldi tashmë është në lidhje me Beatrix Ramosaj./SHQIP.com