“Kosova” nga Jusuf Buxhovi do të promovohet në Universitetin e Harvardit
Publikuar:
(13.01.2022 20:31:46)

Libri “Kosova” nga Jusuf Buxhovi do të promovohet në Universitetin e Harvardit.
Këtë e ka bërë të ditur Faton Bislimi, në një postim në rrjetin social Facebook.
“Libri në fjalë konsiderohet se ka dridhur në themel propagandën shumëvjeçare sllave anti-shqiptare mbi prejardhjen dhe historinë tonë kombëtare dhe bazuar në fakte historike e referenca arkivore e akademike, libri paraqet versionin më të çiltër e të saktë të historisë së Kosovës”, ka shkruar ai.

Gjithashtu ai ka theksuar se një ngjarje e tillë në njërin nga top universitetet në Amerikë e botë është ogurbardhë për Kosovën.
Libri do të promovohet më 24 Janar në Boston, përkthimi në gjuhën shqipe është mundësuar nga Avni Spahiu, Getoar Mjeku dhe Faton Bislimi.
