Dy të vdekur dhe 2,029 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Publikuar:
(13.01.2022 19:46:14)

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona nga Coronavirusi.
Gjatë kësaj periudhe, janë shënuar 2,029 raste të reja, përcjell Shqip.com.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë shëruar 751 pacientë, duke e quar kështu numrin e të shëruarve në 205,560 që nga fillimi i epidemisë.

Numri total i të prekurve me Coronavirus ka arritur në 226,598, të vdekur janë 3,255 persona si dhe 17,783 raste janë aktive./Shqip.com