“Zonja e vjetër gjunjëzohet” kundër Interit

Interi është fitues i Superkupës së Italisë.
Pas një drame të vërtetë, zikaltërit arritën të triumfojnë – falë një goli nga Alexis Sanches – në minutën e 120-të.
Golin e parë në këtë takim e realizoi mesfushori, McKennie.
Pas një krosimi të dhënë nga Alavaro Morta, Kennie e dërgoi topin në rrjetë – duke e goditur me kokë.
Por, ky gëzim nuk zgjati më shumë se 10-të minuta.
Lautaro Martinez ishte autor i golit të barazimit – në minutën e 35-të.
Neurazurët patën posedimin e topit, kurse Juve po tentoitë rrezikojë me anë të kundërsulmeve.
Kur u mendua se ndeshja do vendosej përmes penaltive, në “skenë” doli Sanchez.
Sulmuesi kilian e tundi rrjetën e Juves dhe tifozët shpërthyen në festë.
Kjo ishte hera e parë pas 11-të viteve që Interi e fiton këtë trofe./Shqip.com