“Përparim i dukshëm në sektorin e sigurisë”, ish-gjenerali i KFOR-it flet për policinë dhe FSK-në

“Në Kosovë, shoh përparim të dukshëm në sektorin e sigurisë”.
Kështu ka deklaruar ish-gjenerali i NATO-s, Erhard Buhler, i cili nga ana ushtarake, ka thënë se sheh më pak sfida për të ardhmen.
“Unë jam gjithmonë i lumtur kur shkoj në Kosovë dhe shoh se çfarë mund të bëjnë policët në të vërtetë. Kjo u pa gjatë verës së shkuar, gjatë operacionit policor për zbatimin e ligjit në veri”.
“Në një rrugë tepër të suksesshme deri më tani ka hyrë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Buhler në një intervistë për Deutche Welle.
Por, ajo që e shqetëson ish-gjeneralin e NATO-s është se “retorika nacionaliste në Ballkanin Perëndimor nuk po zvogëlohet, por po rritet”.
“E kam fjalën kryesisht për ata që kërcënojnë se do të përdorin forcat e armatosura ose që duan t’i nxjerrin forcat e armatosura nga Federata, si dëgjohet në Bosnjë -Hercegovinë të nxitur nga disa politikanë nga Serbia”.
“Mendoj se palët bëjnë mirë të ulen dhe të bisedojnë si kanë punuar politikanët këtu në Evropën Qendrore pas Luftës së Dytë Botërore, dhe të nënvizojnë pajtimin dhe jo idetë nacionaliste”, është shprehur ai.
Por, edhe pala evropiane sipas tij, duhet të bëjë më shumë, jo vetëm për të lehtësuar barrën e amerikanëve.
“Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të jetë më I shpejtë. Ky nuk është një akt bamirësie, por në interesin tonë të mirëfilltë”.
Gjenerali Erhard Buhler përveç se ishte ish-drejtor gjeneral i Planifikimit në Ministrinë e Mbrojtjes të Gjermanisë, ai ishte komandat i KFOR-it nga shtatori i vitit 2010 deri në shtator të vitit 2011./SHQIP.com