Udhëtarët nga Kosova që u aksidentuan në Serbi nisen për në Slloveni

Kompania “Zhitia Turist” ka njoftuar se udhëtarët nga Kosova të cilët mbrëmjen e së martës u aksidentuan me autobus në Serbi, janë nisur për në Slloveni.
Autobusi ishte i linjës Prishtinë-Graz (Austri). Aksidenti ndodhi rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit, ndërsa të lënduar kanë mbetur nëntë persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.
“Falënderojmë Zotin që nuk kishte lëndime serioze, pasagjerët që ishin në autobusin kur ndodhi aksidenti tashmë janë rrugës për në Sloveni”.
“Ju falënderojmë për ndihmën sinqeritetin e besnikërinë tuaj ndaj nesh”, thuhet në njoftimin e kompanisë së autobusit të aksidentuar.
Për aksidentin ka njoftuar edhe Qeveria e Kosovës të martën vonë.
“Një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) sonte rreth orës 22:00 ka pësuar aksident në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi”.
“Sipas informatave të para, janë 9 udhëtarë të lënduar në spital dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhej në njoftim./SHQIP.com