Qeveria: Nëntë udhëtarë janë lënduar në aksidentin në Serbi
Publikuar:
(12.01.2022 01:18:05)

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se në aksidentin e autobusit të linjës Prishtinë-Graz, kanë pësuar lëndime nëntë udhëtarë, përcjell Shqip.com.
Sipas njoftimit të Qeverisë, të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Krushevcit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“Një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) sonte rreth orës 22:00 ka pësuar aksident në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi.Sipas informatave të para, janë 9 udhëtarë të lënduar në spital dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Ndër tjerash, shtojnë se kompania ka nisur një autobus tjetër për t’i dërguar udhëtarët në Graz të Austrisë.
Autobusi është aksidentuar sonte rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi./Shqip.com