Rahoveci e nis merkaton e janarit me tri transfere

Synim e kanë mbijetesën në Ligën e Parë.
KF Rahoveci ka bërë tri goditje në afatin kalimtar të janarit.
“Vreshtarët”, ditë më parë kanë zyrtarizuar rikthimin e Durim Gashit.
Sulmuesi me përvojë të madhe në supe, tashmë është bërë pjesë e skuadrës ku i mori hapat e parë në futboll.

Por, ky ishte vetëm transferi i parë.
Rahoveci ka “peshkuar” në Klinë – ku ka “rrëmbyer” dy futbollistë të Dukagjinit.
Bëhet fjalë për Abi Merlaku dhe Mhill Grabanica.
Merlaku luan si qendërsulmues dhe në këtë skuadër do jetë në formë huazimi gjashtë mujor.
Kurse, Grabanica luan në të dy krahët e mbrojtjes, teksa te Dukagjini nuk kishte shumë hapësira të lojës.
Rahoveci gjendet në vendin e tetë të Ligës së Parë, Grupi A.

Kjo skuadër ka arkëtuar vetëm tri fitore, ka barazuar gjashët herë dhe është mposhtur në pesë ndeshje.
Deri më tani, bardhëkaltërit kanë gjithsej 15-të pikë, 12-të më pak se Trepça 89, e cila është lidere./Shqip.com
