Lewis Hamilton ende i pavendosur për të ardhmen në Formula 1

Ish-kampioni është ende në mëdyshje.
Lewis Hamilton nuk do të vendosë nëse do të kthehet në Formula 1 këtë sezon derisa të shohë rezultatet e një hetimi në Çmimin e Madh të Abu Dhabi, shkruan BBC.
Hamilton është “i zhgënjyer” me Formula 1, ka thënë shefi i tij i ekipit Mercedes, Toto Wolff, si rezultat i garës për titullin e vitit të kaluar.
Sipas “BBC”, Hamilton ka humbur besimin në organin qeverisës.
FIA ka nisur një hetim mbi ngjarjet në Yas Marina dhe është e vetëdijshme për pakënaqësinë e Hamiltonit dhe se ka një detyrë të madhe në duart e saj për të rifituar besimin e shtatë herë kampionit.
Presidenti i ri Mohammed Ben Sulayem ka thënë se ka kontaktuar Hamiltonin që nga zgjedhja e tij pesë ditë pas Çmimit të Madh të Abu Dhabit.

“Unë nuk mendoj se ai është 100% i gatshëm të përgjigjet tani. Ne nuk e fajësojmë atë. Unë e kuptoj pozicionin e tij”, tha Ben Sulayem javën e kaluar.
Disa përfaqësues të lartë të F1 janë të shqetësuar se organi qeverisës nuk e ka kuptuar plotësisht kërcënimin ndaj besueshmërisë së tij të krijuar nga gara e fundit e sezonit.
Ka kaluar një muaj nga gara në Abu Dhabi. Por kur u pyet për kohën e gjetjeve të hetimit ose çfarë çështjesh do të kërkojë të adresojë, FIA tha se nuk ishte ende gati për t’iu përgjigjur pyetjeve

Duke shpallur hetimin, FIA tha se do të bëhej në kohë që “çdo reagim dhe konkluzion i identifikuar kuptimplotë të bëhet përpara fillimit të sezonit 2022”.
E para nga dy testet parasezonale fillon më 23 shkurt, ndërsa gara hapëse është në Bahrein më 18-20 mars.
./Shqip.com