Vjen zyrtarizimi, Raphaël Varane lojtari më i ri i Manchester United

Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e Raphaël Varane nga Real Madrid, shkruan Shqip.com.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra angleze përmes rrjeteve sociale.
Gjatë së hënës, Fabrizio Romano raportoi se transferimi i Varane te “Djajtë e kuq” është punë e kryer, derisa zyrtarizimi do të vie shumë shpejtë.
Transferimi i 28-vjeçarit, skuadrës angleze i ka kushtuar 50 milion euro, derisa ai ka nënshkruar kontratë deri në qershorin e vitit 2025, me mundësi zgjatje edhe për një vit tjetër.
Mbrojtësi francez është pjesë e Real Madridit që nga viti 2011 kur u transferua nga skuadra franceze, Lens.

Gjatë kësaj periudhe me klubin ai ka zhvilluar plotë 236 paraqitje garuese, derisa ka fituar çdo trofe të mundshëm me skuadrën mbretëore, duke përfshirë katër Liga të Kampionëve, tre Superkupa të Evropës, katër Kupa bote për klube, tre herë Ligën e Spanjës, një herë Kupën e Spanjës dhe tre herë Superkupën e Spanjës.
Sipas raportimeve të mediave angleze, Varane ka studiuar shumë mirë mbrojtjen e United gjatë edicionit të kaluar, kur ata kishin pësuar 18 gola nga gjuajtjet e lira.

Derisa Manchester United kishte punuar për të finalizuar marrëveshjen me reprezentuesin francez prej më shumë se një muaj, pasi kanë shprehur interesim të vendosur tash e sa vite./Shqip.com